Kronikë

 “The Times”: Dhuna në qytetet angleze, e lidhur me bandat shqiptare të drogës

12:10 - 10.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Bandat shqiptare që kontrollojnë tregtinë me kokainë të pastër e kanë rritur praninë e tyre në Britani me rreth 60 përqind në tre vitet e fundit, duke nxitur një rritje të krimeve të dhunshme në vend”.




Kështu shkruan sot “The Times”, duke pohuar se dhuna mes bandave që është përhapur së fundmi nëpër qytetet angleze, koincidon  me rritjen e madhe të sasive të kokainës të sjellë nga mafia shqiptare nëpërmjet lidhjeve me kartelet e Amerikës Latine.

Ritmi me të cilin banda shqiptare ka pohuar kontrollin e kontrabandës me shumicë të kokainës dhe shpërndarjen në Britani është paraqitur në shifra nga Agjencia Kombëtare e Krimit.

Sipas “The Times”, në listën e 4.600 sindikatave kriminale më të rrezikshme në Britani, gjatë 3 viteve të fundit kriminelët britanikë janë ende më mbizotëruesit, por shqiptarët kanë lënë pas, për herë të parë vitin e kaluar, rumunët. Teksa dihet se ata janë më të shumtë në numër, si kombësi në Britani.

Në këtë listë, nga afro 33.600 kriminelët, shqiptarët kaluan nga vendi i 8 në vendin e tretë, duke krijuar një reputacion të frikshëm, si njerëz që të mbarojnë punë dhe ekspertë logjistikë përmes qasjes tek armët dhe aftësisë së tyre për të përballuar përmes forcës grupet rivale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.