BOTA

Vogëlushja alergjike ndaj verës, prindërit: Nga stina më e bukur, për atë është më e rrezikshmja

13:16 - 10.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prindërit e një vogëlusheje katër vjeç, e cila është alergjike ndaj stinës së verës, kanë anuluar pushimet e tyre për këtë vit, për shkak të frikës se mund ta vrasin atë.




Carys Pickles, nga Nuneaton, do të shpërthejë në kruarje dhe urtikarie të kuqe, në qoftë se ajo kalon më shumë se pesë minuta në diell pa u mbuluar.

Klori në pishina, locioni për nxirje nga diell, bari dhe madje edhe akulloret më të mëdha, të gjitha prodhimet e verës, gjithashtu përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të vajzës.

Prindërit e saj, Sophie dhe Liam, jetojnë në frikë se Carys mund të ketë një tjetër kërcënim për jetën, pasi ajo ka shkuar në spital me qindra herë.

Dhe, si rezultat, çifti kanë vendosur të braktisin planet e tyre për të vizituar Tenerife këtë verë.

Mjekët janë të habitur se çfarë shkakton një alergji të tillë, teksa familja shpreson me dëshpërim se së shpejti do të gjejnë diagnozën e saj.

Tani, familja kërkon dëshpërimisht mënyrat për të përballuar muajt e ardhshëm, ku temperaturat fluturojnë, në mënyrë që gjendja shëndetësore e Carys të mos përkeqësohet.

Nëna e vogëlushes shprehet se: “Vera duhet të jetë stina më emocionuese e vitit për fëmijët, por për Carys është një nga më të rrezikshmet”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.