BOTA

Marrëveshja bërthamore e Iranit, Franca dënon sanksionet e SHBA-së

10:12 - 11.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Franca ka dënuar si “të papranueshëm” një lëvizje të SHBA-së për të ri-imponuar sanksione ndaj kompanive tregtare me Iranin.




Veprimi nga Uashingtoni ndoqi vendimin e presidentit Donald Trump për t’u tërhequr nga një marrëveshje e rëndësishme që kërkoi të frenonte programin bërthamor të Iranit.

Ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha se kompanitë evropiane nuk duhet të paguajnë për vendimin e SHBA.

SHBA thotë se firmat kanë gjashtë muaj për të ndaluar biznesin dhe nuk mund të hyjnë në kontrata të reja ose do të përballen me sanksione.

Në një intervistë me “Le Parisien”, Ministri i Jashtëm u shpreh se: “Ne besojmë se shtrirja ekstra territoriale e sanksioneve të tyre është e papranueshme. Europianët nuk duhet të paguajnë për tërheqjen nga marrëveshja të Shteteve të Bashkuara, për të cilën edhe ata vet kanë kontribuuar”.

Ai shtoi se regjimi i ri i sanksioneve do të ketë ndikim edhe ndaj Shteteve të Bashkuara, ndaj europianët “duhet të ndërmarrin masat e nevojshme për të mbrojtur interesat e kompanive të tyre, e të nisin negociatat me Uashingtonin” mbi këtë çështje.

Le Drian deklaroi se angazhimi i partnerëve të tjerë për t’i qëndruar marrëveshjes me Iranin duhet të respektohet. Sipas tij, efektet e vendimit amerikan po ndihen qysh tani, me rritjen e kostove të naftës dhe rritjen e pasigurisë politike në Lindjen e Mesme.

Franca, Britania dhe Gjermania kanë thënë bashkërisht se do të vazhdojnë të punojnë me Iranin, në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen.

Ministri gjerman i ekonomisë Peter Altmaier tha se do të punojë me kompanitë e prekura për të “minimizuar pasojat negative” të lëvizjes së SHBA, duke shtuar: “Kjo do të thotë, është konkretisht kufizimi i dëmeve”.

Cilat kompani mund të preken? Një numër firmash franceze kanë nënshkruar marrëveshje miliardë dollarëshe me Iranin që kur marrëveshja bërthamore u nënshkrua në 2015-wn. Ato përfshijnë Airbus, gjigantin e naftës Total dhe prodhuesit e makinave Renault dhe Peugeot.

Ata duhet të përfundojnë investimet deri në nëntor ose të përballen me sanksione të SHBA-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.