BOTA

Puigdemont zgjedh pasuesin e tij për president, Katalonja do të ketë qeveri

15:50 - 11.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i rrëzuar katalanas, Carles Puigdemont ka përzgjedhur kandidatin e ri si pasardhës të tij, duke rritur shpresat se rajoni mund të ketë sërish një qeveri në fillim të javës së ardhshme, pas plot 5 muajsh udhëkryqi ligjor e politik.




“The Guardian”, bën të ditur se Quim Torra, një aleat i afërt dhe ish-udhëheqës i grupit pro pavarësisë “Òmnium Cultural”, u shpall si kandidat nga Puigdemonti mesnatën e së enjtes.

Katalonja ka mbetur pa një qeveri që prej zgjedhjeve rajonale të dhjetorit të kaluar, që u thirrën nga qeveria qendrore spanjolle pasi rrëzuan administratën e Puigdemontit, në kundërpërgjigje të referendumit për pavarësi dhe deklaratës pasuese të shpalljes së njëanshme të pavarësisë.

Gjithsesi, veprimet e Madridit pësuan sërish goditje kur 3 partitë separatiste fituan sërish shumicën parlamentare në rajonin verilindor të Spanjës.

Përpjekjet për të formuar një qeveri të re s’kanë sjellë ende asgjë. Puigdemonti mbetet ende në ekzil, duke u përballur me mundësinë për t’u ekstraduar në Spanjë për rolin e tij nxitës drejt pavarësisë, ndërsa dy kandidatë të tjerë presidencialë, Jordi Sanchez dhe Jordi Turull janë ende në paraburgim.

Megjithëse Torra nuk ka asnjë pengesë ligjore si të mësipërmit, Puigdemonti e di se, edhe kandidati i tij i fundit nuk do ta ketë “rrugën e shtruar” përpara.

“Kemi ende mundësinë për të shfrytëzuar mandatin e referendumit dhe të ndërtojmë një shtet të lirive dhe të të drejtave që miliona njerëz po kërkojnë”, shkroi ai në “Tëitter mesnatën e së enjtes, duke shtuar se “personalisht i kuptoj përpjekjet dhe sakrificat e marrjes së pushtetit në të tilla rrethana”.

Debati i parë për veshjen me pushtet të kandidatit të tij do të zhvillohet pasditen e së shtunës. Gjithsesi, duke qenë se Torra nuk ka mbështetjen e mjaftueshme për të fituar shumicën absolute në votimin parlamentar, atëherë do të ketë një debat të dytë të hënën, që kërkon vetëm shumicën e thjeshtë për t’u konfirmuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.