Kosova

“SHBA synon anëtarësimin e Kosovës në disa organizata”

20:08 - 11.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka thënë sot se në Amerikë është bërë plani për përkrahjen e Kosovës në integrimet ndërkombëtare në të cilin qëllimet për sivjet janë anëtarësimi në Interpol, në organizatën Botërore të Doganave, UNESCO dhe në Këshillin e Europës.




Ai ka theksuar se e përkrah qëndrimin e Kishë Ortodokse serbe nuk ka pavarësi dhe ndarje të Kosovës.

“Veçse a është kjo e mundshme dhe reale? Si do të luftojmë me kthimin sovranitetit – me durim, me luftë apo me refuzimin që në 10 vjetët e ardhshëm të hyjmë në Bashkimin Europian?”, ka pyetur Daçiç në televizionin Pink duke tërhequr vërejtjen se situata është shumë e ndërlikuar.

“Serbia do kompromis dhe nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e njëanshme të Kosovës. Madje, edhe me çmimin se nuk ka anëtarësim në BE, Serbia nuk mund ta pranojë aktin e njëanshëm të Kosovës, por a pajtohen të gjithë me këtë”?, ka pyetur sërish Daçiç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.