BOTA

“Shpërthim i ri” në Lindjen e Mesme, shefi i OKB-së kërkon ndalimin e armiqësive

08:34 - 11.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, kërkoi ndalimin e menjëhershëm të të gjitha “akteve armiqësore”, për të shmangur “një shpërthim të ri” në Lindjen e Mesme.




Komentet vijnë pasi forcat izraelite bombarduan caqet iraniane brenda Sirisë.

Izraeli tha se sulmet janë përgjigje ndaj sulmeve me raketa të Iranit mbi pozicionet e tij në Lartësitë Golan.

Izraeli po ashtu kërkoi nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe sekretari i përgjithshëm t’i dënojnë sulmet e Iranit.

Guterres i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të “jetë aktiv rreth çështjes dhe t’i mbajë përgjegjësitë e tij” sipas Kartës së OKB-së.

Izraeli dhe Irani kanë luftuar njëri-tjetrin përmes milicive të ndryshme dhe, sipas vëzhguesve, shkëmbimi e ri i zjarrit duket se po dërgon paralajmërime se një përplasje e drejtpërdrejtë mes tyre mund të përshkallëzohet shpejt. REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.