BOTA

Tentuan të sulmonin Putin dhe Vuçiç, arrestohen 16 persona në Rusi

19:12 - 11.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 16 persona janë arrestuar nga shërbimet e sigurisë në Rusi me akuzën se  kishin përgatitur një sulm në marshin ‘Regjimenti i Pavdekshëm’, që është mbajtur para dy ditësh në kryeqytetin e Rusisë, në përkujtim të të rënëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas hetimeve të para ky grup burimet e financimit i ka nga individë ose organizata nga Turqia.




Gjatë këtij manifestimi kanë marshuar edhe Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai serb, Aleksandar Vuçiç, i cili kishte qëndruar në një vizitë zyrtare dy ditore në Rusi..  Të pranishëm në këtë manifestim kanë qenë mbi 1 milion qytetarë, të cilët mbanin fotografi të paraardhësve të tyre, të rënë në Luftën e Dytë Botërore.

Grupi që u arrestua ishin të armatosur dhe të gatshëm për sulm, raporton agjencia ruse e lajme TASS, raporton Blic.

Ky grup ka ardhur nga Siberia ku janë bastisur 17 objekte dhe janë arrestuar 20 të dyshuar. Aktivitetet e këtij grupi ishin hetuar edhe në vitin 2017 nga Njësitë e Specializuara ruse, të cilët dyshonin se grupi organizonte sulmterrorist në Sankt Petersburg, në të njëjtin manifestim ‘Regjimenti i Pavdekshëm’.

Presidenti i Serbisë, u ka thanë mediave se është i njoftuar me sulmin e përgatitur gjatë marshimit të tij së bashku me Presidentin e Rusisë, por që, sipas tij, ka qenë i sigurt se atyre asgjë nuk do të mund t’u ndodhte.

“Mua asgjë nuk do të më ndodhte, sepse nga rreshti i parë më kanë shtyrë njerëz të mrekullueshëm të cilat kanë dashur të jenë afër Presidentit të tyre. Kështu që unë isha në rreshtin e tretë të kolonës“ ka thënë ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.