MILOSAO

“Poeteka 47” vjen e plotë dhe sfiduese

14:00 - 13.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numri i 47-të i Poeteka-ës vjen në pranverë për publikun e saj, që tashmë e ka një përfytyrim dhe pritshmëri të asaj që gjen në faqet e kësaj reviste të dashur kulturologjike dhe krijuese. Për shumë vite, kjo revistë ka trasuar udhën e vet duke krijuar një profil të qartë dhe të pakrahasueshëm, duke promovuar letërsinë, kontributin e të rinjve, poezinë, letërsinë kombëtare klasike, atë ballkanike dhe shumë krijime nga disiplina të artit…




Nga Staff Milosao – Numri i 47-të i Poeteka-ës vjen në Pranverë për pub likun e saj, që tashmë e ka një përfytyrim të asaj që gjen në faqet e kësaj reviste të dashur kulturologjike dhe krijuese. Për shumë vite, kjo revistë ka trasuar udhën e vet duke krijuar një profil të qartë dhe të pakrahasueshëm, duke promovuar letërsinë, krijimtarinë e të rinjve, poezinë, letërsinë kombëtare klasike, atë cilësore ballkanike dhe shumë krijime nga disiplina të artit.
Në këtë numër, “Poeteka”, nuk zhgënjen dhe njëherë në qasjen dhe promovimin shqiptar të letërsisë më të mirë ballkanike, si edhe letërsinë vendase por edhe në kontribute në tema dhe zhanre interesante. Nga prurja e emrave dhe gërshetimi i shumë gjinive dhe nga ana tjetër gjeografia e shkrimeve, ajo synon të rritet dhe kjo premisë është një nga angazhimet e Poeteka-ës që prej shumë kohësh falë këtij kontributi të pastër e cilësor është pjesë e rrjetit evropian të revistave kulturore Eurozine.
Në këtë numër ka krijimtari, studime, esse hyrëse, seksionin ad honorem, fact fiction dhe studime ballkanologjike. Një kënd memorial i është lënë në kuadër të vitit të Skënderbeut krijimit të Et’hem Haxhiademit “Skënderbeu”.
Silvana Leka bën hapjen e numrit me esenë hyrëse “Letërsi e angazhuar si art politik”. Pas saj vjen radha e krijimit, ku spikasin autori i njohur serb bashkëkohor Milosh Zhivajnoviç dhe autorët vendas Ardian Kyçuku dhe Gentjana Minga. Kritika letrare vjen me anë të Raffaele Taddeo. Kurse në seksionin Ad Honorem kemi një kushtim ndaj Jean d’Ormesson në disa artikuj, që janë përkthyer dhe kuruar nga Miriam Neziri – Angoni.
Vetë Leka, redaktori përgjegjës dhe kontributori kryesor i kësaj reviste, ka punuar në esenë “Luftë e Ftohtë në bibliotekë”. Duhet sqaruar se Arian Leka ka kohë që punon në ese dhe në studime dhe falë këtij angazhimi i ka dhënë një karakter shumë interesant botimit të tij.
Ndër studimet mund të veçonim edhe “Provokimi” te Studime – Ballkanologji i Aleksandar Pavloviæ, që duket tejet interesant dhe grishës me titull: Çfarë mund të mësojnë gjermanët dhe francezët prej serbëve dhe shqiptarëve? Kurse Jeton Neziraj ka sjellë diçka për jetën e aktorit të njohur kosovar Faruk Begolli, jetën e tij mes Beogradit e Prishtinës. Një nga kolegët tanë të Beogradit, Saša Èiriæ na ka sjellë pjesën “Braktisja e çerdhes së gjarprit”, kurse Dushko Lopandiæ ka hartuar “Lidhjet dinastike serbo-shqiptare në Mesjetë”, një kontribut realisht vërtet i vyer.
Numri është i kuruar me shumë kujdes dhe një cilësi të lartë i kanë dhënë punët e Meri Files. Duhet thënë gjithashtu se numri mund të konsiderohet edhe si një cak i mirë i organizatorëve të kësaj reviste, që u urojmë vazhdimësi të gjatë në xhunglën e botimeve shqiptare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.