Kronikë

Sherr për pronat, godet me thikë vëllain dhe nipin

21:58 - 13.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Bulqizës ka arrestuar 43-vjeçarin Hiqmet Tola. Ai është përleshur me vëllain 52-vjeçar dhe djalin 25-vjeçar, të këtij të fundit, në Ostern të Madh të Bulqizës.




Në konflikt e sipër, njofton policia, Hiqmeti ka marrë një mjet prerës dhe ka goditur të vëllain dhe nipin e tij.

Ndërhyrja në kohë e policia ka shmangur tragjedinë. 43-vjeçari është arrestuar, ndërkohë që të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën kanë mbetur atë e bir që po mjekohen në Spitalin e Peshkopisë.

Policia dyshon se konflikti ka ndodhur për motive pronësie.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.