Kronikë

Si u arrestuan dy shqiptarët e arratisur nga burgu. Kush i ndihmoi dhe…

16:05 - 13.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet greke kanë nisur gjuetinë për një shqiptar, që dyshohet se iu ka ardhur në ndihmë dy të burgosurve Alfons Doçi dhe Emiljano Halili, për arratisjen e tyre.




Nga hetimet e deritanishme prokurorët besojnë se një tjetër shqiptar i ka ndihmuar dy të burgosurit, duke iu gjetur një shtëpi me qera.

Policia greke ka mundur të arrestojë mbrëmjen e së premtes, dy të arratisurit nga burgu në momentin që po transportoheshin drejt burgut të Haniasë.

Ata ishin dy të fundit nga grupi prej 4 të arratisurve shqiptare që mundën t’i shpëtojnë gardianëve katër ditë më parë në portin e Pireut. Sipas policisë, operacioni u zhvillua në lagjen Nea Filqdelfia rreth orës 21:00 të mbrëmjes, sipas orës lokale. Për kapjen e tyre u dërguan forcat speciale të policisë greke.

Alfons Doçi dhe Emiljano Halili kishin dhe një pistoletë por nuk e përdorën gjatë ndërhyrjes së policisë. Njëri prej tyre, shkrujanë mediat greke u mundua të largohej nga dritarja, por nuk arriti pasi policia kishte rrethuar shtëpinë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.