LIFE STYLE

FOTO/ Merr mesazh në celular nga i ati….i vdekur 6 vite më parë

16:52 - 14.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur humbet një person të shtrenjtë çfarëdo gjëje që ngjall kujtime, kthehet në një eksperiencë me emocione shumë të forta.




Këtë e di mirë një 37-vjeçar amerikan nga Massachusetts, i cili ka humbur babanë gjashtë vite më parë, i ndarë nga jeta prej kancerit në mushkëri.

Stephen, nga Worcester, nuk po ju besonte syve, kur në celular i mbërriti një mesazh nga numri i babait të ndjerë. Nxitoi që ta lexonte, por në mesazh shkruhej vetëm “test”.

Ai mendoi se mesazhi ishte dërguar nga nëna e tij me telefonin e vjetër të të atit.

Duke folur për sajtin UNILAD, ai tha se, “E mora këtë mesazh mëngjesin e së shtunës. U befasova, por mendova se ma kishte dërguar nëna. U ndjeva keq, sepse më mungon. U ndjeva keq pasi ai nuk jeton më, kështu që është e pamundur që të më ketë dërguar një mesazh”.

Por pak pasi mori mesazhin e parë erdhi edhe i dyti nga e ëma, e cila i shkruante, “Po dërgoj një mesazh nga telefoni i vjetër i babait tënd, për të parë nëse punon”.

Por ai nuk duroi dhe e pyeti se pse nuk përdori telefonin e saj apo pse nuk e ka dërguar mesazhin më parë.

Por pasi foli me nënën, ai zbuloi se e ëma nuk e kishte ndërprerë asnjëherë kontratën dhe telefoni ishte aktiv gjatë gjithë këtyre viteve.

Stephen e ndau eksperiencën e tij në Twitter, duke ndarë emocionet e forta që përjetoi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.