KULTURË

Gent Bushpepa: Eurovisioni gjeopolitik, 30% e sallës izraelitë

10:00 - 15.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

34-vjeçari Eugent Bushpepa ka rrëfyer Eurovisionin sipas tij, si rrugëtim e si emocion. Në “Opinion” ai u shpreh i kënaqur për atë që bëri, por tha që është gjeopolitik, por me talent mund ta fitosh.




Më poshtë prononcimi i tij:

“Jam ende me emocione. Eksperiencë fantastike. Profesionalizmi ishte maksimal në krahasim me festivalet ku kam marrë pjesë. Çudi ishte Italia, sepse mendonim se do ishin më të mirë me ne. Puna jonë ishte maksimale Ka qenë situata e mirë, delegacionet shkuan mirë. Me islandezët dhe me Malin e Zi shkuam mirë. Raportet ishin shumë të mira me Elenin dhe Metën. Më tha që ka bërë gabime për prejardhjen. I kërkova falje, por ajo tha nuk ke pse kërkon. Ajo refuzoi të hiqej fotoja. Ermali ishte shumë social dhe i përulur. Ai nuk e ka mohuar kurrë origjinën. Votimi i publikut përmbysi jurinë. Nuk isha përgatitur vetëm që të isha mirë. Jam kritiku më i madh i vetes sime. Ka dalë e pranueshme performanca ime. Mesazhi i saj ishte të tregohemi klasikë, ekstravagantë. Është gjeopolitike. Ka pasur shumë mbështetje izraelite për fituesen. 30% e publikut ishte izraelit. Bëmë vetëm gjysmën e turit promovues, sepse patëm probleme me pasaportat. Në Eurovision mendoj se shkoi më mirë nga sa prisja. Nuk isha i bindur se do kaloja në finale. U ndjeva i emocionuar që kalova. Me talentin e duhur dhe me punën mund të bëhet e mundur të fitohet. Studioj stomatologji, doja të isha mjek, sepse mami është infermiere, kushëriri im kirurg. Kam studiuar mjekësi, e lashë sepse nuk e përballova ekonomikisht. Fitova mjekësinë, por vijova stomatologjinë. Po përfundoj albumin. Është e vështirë të bësh rok në Shqipëri, sepse bëhet muzikë e shpejtë. Muzika fast-food po dominon si këtu dhe jashtë e kjo vihet re edhe në Eurovision. Ai ka 200 milionë ndjekës. Nuk u ndjeva inferior fare. Nuk kam ndjerë paragjykime. Merrem edhe me pikturë në kohën e lirë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.