Kronikë

Kishte përfituar 51 mijë euro ndihmë sociale teksa ishte në punë, burgoset shqiptari

11:08 - 15.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ish-refugjat shqiptar, i cili kishte marrë mbi 51,000 euro pagesa sociale, është burgosur për gjashtë muaj.




Babai i tre fëmijëve, Besnik Vucaj, kishte blerë dy karta identiteti italiane nga një banor në adresën e tij të mëparshme, kështu që ai mund të përfitonte pagesat e ndihmës sociale, teksa punonte në një firmë ndërtimi në Dublin.

Gjykata e Dublinit bëri të ditur se Vucaj kishte përfituar mbi 51,000 euro ndihmë sociale për katër vjet.

Teksa autoritetet zyrtare bën të ditur se atij do i duheshin më shumë se 31 vjet për të paguar paratë, nëse heq 30 euro në javë nga paga e tij.

Vucaj u deklarua fajtor nga gjykata e Dublinit, me akuzat për mashtrim, teksa gjykatësja Pauline Codd ka marrë në konsideratë pranimin e fajësisë, bashkëpunimin me hetuesit si edhe faktin se nuk kishte rekorde kriminale.

Gjykatësja u shpreh se Vucaj po bënte përpjekje për të paguar paratë dhe shlyer shumën që i detyrohet autoriteteve të ndihmës sociale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.