KULTURË

Varret ilire të Selcës/ Kumbaro: 250 mijë euro për rehabilitimin e tyre

14:00 - 15.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Varret ilire të Selcës do t’i nënshtrohen rehabilitimit të tyre pas dekadave të tëra të lëna në harresë të plotë, pa asnjë lloj investimi. Lajmin e mirë për këtë trashëgimi unikale e ka dhënë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila thotë se tashmë projekti i rehabilitimit është miratuar, me një vlerë prej 250 mijë eurosh.





“Unikale janë varret monumentale ilire në Selcë të Mokrës, shek. IV-III p.K., që gjenden në faqen lindore të kodrës së quajtur Gradishtë, në të cilën ndodhen gjurmët e qytetit ilir të Selcës së Poshtme. i vizituam bashke me ambasadoren e delegacionit europian, Romana Vlahutin, për të prekur konkretisht jo vetëm një vlerë të rrallë të kulturës shqiptare, por edhe dobinë e projektit që kemi hartuar e miratuar tashmë me një vlerë prej 250 mijë eurosh, për rehabilitimin e varreve, mjaft të dëmtuara nga degradimi natyror, nga mungesa prej dekadash e investimit dhe konservimit”,-shkruan Kumbaro në ‘Facebook’.
Në Javën e Evropës, vëmendje të veçantë iu kushtua Korçës, Pogradecit, liqenit të Ohrit dhe varreve mbretërore ilire të Selcës së Poshtme.
Varret monumentale të Selcës janë një pjesë e rëndësishme e qytetit ilir të Selcës së Poshtme. Ato janë aspekti më i njohur arkitekturor i këtij qyteti. Periudha e ndërtimit të tyre përkon me periudhën kulmore të zhvillimit të qytetit.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Me ne fund po behen investime per te zhvilluar turizmin ne Shqiperi! Besoj se mikpritja dhe vlerat tona historike jan nje fushe ku Shqiptaret duhet te perfitojne nga rasti per te zhvilluar jetesen ekonomike. Por dihet qe problemi numer 1 dhe pengesa eshte sigurija per faj te kriminalitetit dhe mafiozave qe pengojn ket vend te zhvillohet. Shpresoj qe nje dite do drejtohemi drejt njerezve me kultur dhe edukat qe jan poztiv per ti rrespektuar dhe per ti ndihmuar ne aktivitetin e tyre,sesa te vazhdojm duke rrespektuar mafiozet qe po ja pijn gjakun hallexhinjve dhe dashamireve te Shqiperis.

    Përgjigju ↓