Kronikë

U ndalua rastësisht, policia gjen në makinën e të riut çantën plot me euro

09:49 - 16.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ishte një kontroll rastësor ai që vuri në pranga 26-vjeçarin Roan Brahimi. Policia e Lezhës dhe FNSH kishte dalë për kontrolle kur ndaloi automjetin tip “Lancia”, që drejtohej nga i riu.




Pas kontrollit të automjetit policia gjeti një armë zjarri pistoletë, tip “Bereta” me një krehër me 15 fishekë. Po ashtu në makinë i riu kishte dhe 14.600 Euro së bashku me një sasi bizhuterish.

Policia thotë se Roan Brahimi i ka përfituar këtë sasi euro dhe bizhuterish duke vjedhur.

Mbi 26-vjeçarin tani rëndojnë tre akuza: ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Vjedhja” , “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.