AKTUALITET

27-vjeçari vdiq në komisariat, Prokuroria nis hetimet

13:25 - 17.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kanë nisur hetimet për 27-vjeçarin i cili ndërroi jetë në ambientet e komisariatit e Policisë së Korçës.




Viktima është identifikuar si Enea Ftoj, ndërsa ishte arrestuar në datë 14.05.2018 me akuzën për “vjedhje me dhunë”.

Nga verifikimet paraprake të trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë mësohet se i riu ka qenë përdorues i rregullt i lëndëve narkotike.

Ndërkohë, dy ekspertë janë caktuar si persona të cilët do të merren me ekspertizën e trupi të të riut. Njëri nga ekspertët do të jetë i pavaruar dhe tjetëri do të jetë nga Mjkesëia Ligjore.

Gjithashtu, mësohet se dy policat të cilët ishin në shërbim në momentin e ngjarjes, pomerren në pyetje për të zbardhr më tej rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor në cilësin e provës materiale ka sekuestruar dhe kamerat e sigrusië së komisariatit të cilat kanë fiksuar lëvizjet e fundit të 27-vjeçarit.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.05.2018, jemi njoftuar se në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë, ka vdekur shtetasi Enea Ftoj, 27 vjeç, banues në Korçë, i arrestuar në datë 14.05.2018, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

U ngrit grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si edhe për të kryer veprimet e nevojshme proceduriale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.