AKTUALITET

Akuzat ndaj Xhafajt, zyrtari gjerman: Po e vëzhgojmë me vëmendje rastin

15:45 - 17.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Raportuesi për Shqipërinë, në Bundestagun gjerman Thorsten Frei ka folur në lidhje me akuzat e fundit, ku është përfshirë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.




Në një intervistë për DW, ai ka thënë se Berlini zyrtar po e ndjek nga afër këtë çështje.

“Nuk kam një mendim përfundimtar për këtë. Është e qartë që njerëzit nuk mund të dënohen për faj të një anëtari të familjes, por çdo individ duhet parë më vete. Prandaj edhe sjellja e ministrit të Brendshëm duhet vëzhguar dhe nuk mund të them asgjë. Por ne po e vëzhgojmë me vëmendje edhe rastin e tij”, ka thënë zyrtari gjerman.

Sa i përket çeljes së negociatave, për të cilat do të mblidhet dhe grupi i punës i deputetëve të CDU/CSU në Bundestag, Frei tha se në Shqipëri ka ende disa çështje problematike. Një ndër to përmend edhe procesin e Vettingut, ndërsa thekson se nuk po ecën me hapin e duhur.

I bindur se qeveria bllokoi kërkesën për arrestimin e Tahirit, deputeti gjerman tani thotë se pas lënies së mandatit Berlini po shikon me shumë vëmendje “nëse ish-ministri i brendshëm po trajtohet ndryshe nga ç’do të trajtoheshin të tjerët, në raste të ngjashme”.

Intervistën e plotë e gjeni këtu!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.