AKTUALITET

Audio përgjimi për vëllain e Xhafajt, zbulohet kush është dëshmitari X

14:28 - 17.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbulohet identiteti i të ashtu quajturit dëshmitari X. Sipas partisë demokratike ai është Albert Veliu. Personi në fjalë është pjesë e audio-përgjimit të publikuar nga PD, ku përfshihej dhe vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj.




Sipas dëshmisë së fundit të treguar nga vetë Albert Veliu, ai thotë se në vitin 2000 punoi në Itali me grupin e Agron Xhafajt.

Albert Veliu, 51 vjeç. Kam qenë në Itali, kam punuar tërë jetën në det, ’93-’99, në 2000 isha në Itali me grupin e Agron Xhafaj, deri në 2002. Shisja kokainë në Itali”, nis rrëfimin dëshmitari X që tashmë ka identitet.

Ai vijon të thotë se në 2005 i ndodhi aksident në punë dhe kreu një dënim prej 7 vjetësh, ku u kap me kokainë, plotë 12 kg.

U kapa në Pescara, bëra dënimin. Kurse nga Agroni ishte mbetje qejfi. Gjatë kësaj kohe që punonim bashkë nuk më solli një copë letër si shok. Kur dola nga burgu vij në Shqipëri, e takoj, më ofroi gjoja një nder për punë për djalin, kamarier. Djali është 22 vjeç”, thotë ai.


Shfaq Komentet (5)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.