Kryesore

Basha: Xhafaj po ushtron terror policor ndaj dëshmitarit X

11:04 - 17.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga foltorja e Kuvendit, Lulzim Basha deklaroi se prej 72 orësh dëshmitari X, që del në audio përgjimin e publikuar nga PD, dhe familja e tij janë nën presion të tmerrshëm nga banda Xhafaj.




“Agron Xhafaj duhet të ishte nën arrest dhe nën hetim nga Prokuroria. Edi Rama dhe Xhafaj janë të zënë me një punë tjetër, se çfarë do ta marrim vesh shumë shpejt. Prej 9 ditët shqiptarët dhe opinion ndërkombëtarë kanë parë fakte që janë pranuar edhe vetë nga Xhafaj. Agron Xhafaj i ka ikur gjithë këto vite drejtësisë. I ka ikur drejtësisë gjatë gjithë procesit të dënimit. Agron Xhafaj nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim. Deri dje, ai ishte në Vlorë. Ai ndërroi identitetin e tij. Është fakt se Agroni vazhdonte aktivitetin e tij në Vlorë”, deklaroi Basha.

“Dëshmitari X dhe familja e tij janë nën presionin e bandave Xhafaj dhe nën presionin policor. E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe vetë dëshmitarit…Terror policor, operacion të gjerë në shtrirë në të gjithë Shqipërinë ndaj Dëshmitarit X dhe familjes së tij. Nëse përgjimi nuk është i vërtetë, përse i janë vënë prapa Dëshmitarit X dhe familjes së tij? Nga e dinë policia e Xhafës kush është dëshmitari X? Jua tha Xhafajt, vëllai i madh dhe i vogël, sepse ata e dinë shumë mirë se kush është dëshmitari X”, tha Basha.

Deklaratat e Bashës në Kuvend vijnë një ditë pasi kryeministri Rama i doli në krah ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke theksuar se ai nuk kishte pse të përgjigjej as moralisht dhe as politikisht për akuzat e opozitës për të vëllanë.

 


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.