Sociale

Bursa në Poloni për studentët e Fakultetit të Ekonomisë

14:00 - 17.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës kanë afat deri në 1 qershor të këtij viti për të aplikuar për bursa në Universitetin Sileasian të Teknologjisë në Poloni. Kështu të gjithë të interesuarit që do të kandidojnë e do të shpallen fitues do të kenë mundësinë të zhvillojnë një semestër në këtë universitet në nivelin bachelor, master si dhe doktoraturë. Bursat që do të jepen për fituesit do të përfshijnë kompensimin mujor prej 750 eurosh në muaj për secilin student si dhe mbulimin e kostove të udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës. “Studenti duhet të kryejë brenda afatit të përcaktuar regjistrimin online dhe të informohet për dokumentacionin e kërkuar. Gjithashtu, dokumentacioni duhet të sillet dorazi edhe në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Tiranës”,-bëhet me dije në faqen zyrtare të Fakultetit të Ekonomisë. Të gjithë të interesuarit për nivelin Bachelor duhet të dorëzojnë brenda afatit të përcaktuar një cv në gjuhën angleze; kopjen e pasaportës; vërtetim studenti të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze; listën e notave; një letër motivimi në gjuhën angleze, certifikatën e gjuhës së huaj anglisht në nivelin B1 si dhe kontratën Learning Agreement.




Master dhe doktoraturë
Studentët që do të aplikojnë për studime në nivelin master, krahas dokumentacionit të sipërpërmendur duhet të dorëzojnë edhe një diplomë dhe listë notash të bachelor-it të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze. Ndërkohë kandidatët për bursa studimi në doktoraturë duhet të dorëzojnë edhe diplomën e masterit dhe listën e notave për këtë cikël studimesh. “Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Sileasian të Teknologjisë lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës”,-theksohet në njoftim.

Dokumentacioni

Niveli bachelor:
CV (në gjuhën angleze);
Kopje e Pasaportës;
Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
Listë notash (e përkthyer në mënyrë
zyrtare në gjuhën angleze);
Letër Motivimi në gjuhën angleze;
Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1);
*Learning Agreement;
Niveli master:
CV (në gjuhën anglez);
Kopje e Pasaportës;
Vërtetim studenti (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
Listë notash (e përkthyer në mënyrë
zyrtare në gjuhën angleze);
Letër Motivimi në gjuhën angleze;
Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1);
Diplomë dhe listë notash të Bachelor-it (e përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
*Learning Agreement;
Niveli doktoraturë:
CV;
Kopje e Pasaportës;
Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze);
Diplomë Bachelor;
Listë notash Bachelor (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze);
Diplomë Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze) ;
Listë notash Master (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze);
Letër motivimi (në gjuhën angleze)
Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1)
Dokumenti Learning Agreement*


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.