AKTUALITET

Çfarë ndodhi pas dëshmisë?! Albert Veliu thirret në Prokurori

21:27 - 17.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Menjëherë pas publikimit të dëshmisë së tij, Albert Veliu, i njohur si “dëshmitari X”, është marrë në pyetje nga Prokuroria.




Lajmi është bërë i ditur nga ish-ministri i Drejtësisë së PD, Gazment Bardhi i cili tha se  Veliu është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku edhe ka dhënë dëshminë e tij, ndërsa aktualisht është i lirë.

“Në dijeninë time është i lirë për momentin. Ai ka dëshmuar sot, pasi është thirrur nga prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Dhe ky është paradoksi, se personi që nuk është përfshirë në veprimtari kriminale është ndaluar, ndërsa vëllai i ministrit që është përfshirë në trafik nuk është në Shqipëri”, u shpreh Bardhi në emisionin “Opinion”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.