AKTUALITET

Deputeti i PS përfshihet në aksident, policia: Shkak, qytetari i dehur

20:13 - 17.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë të enjte në Berat, ku është përfshirë edhe deputeti i PS-së Fadil Nasufi.




Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në Otllak.

Mjeti tip Benz me drejtues shtetasin Fadil Nasufi, 60 vjeç, banues në Berat, është përplasur me një biçikletë e cila drejtohej nga shtetasi B.M, 51 vjeç.

Por policia e Beratit thotë se pas hetimit të ngjarjes, shkak i aksidentit ka qenë qytetari në gjendje të dehur.

“Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i biçikletës. Nga veprimet e para drejtuesi i biçikletës rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve”, njofton policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.