AKTUALITET

Dëshmitari X i PD-së i dënuar edhe në Shqipëri

15:28 - 17.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Albert Veliu ishte “dëshmitari X” që rrëfeu sot të gjithë njohjen me Agron Xhafaj, vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, se si ai kishte punuar me të në fillim të viteve 2000. Mirëpo, emri i tij rezulton se është i dënuar në Shqipëri.




Policia në vitin 2013 njoftonte edhe ekstradimin e tij nga Italia, pasi ishte dënuar nga gjykata e Vlorës në vitin 2008 me 3 vite burg për kryerjen e veprës penale të trafikimit të mjeteve motorike.

Njoftimi i policisë më 16 gusht 2013
Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, më datën 14.08.2013, kreu ekstradimin nga Roma/Itali drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Albert Eqerem Veliu, vjeç 46, lindur në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 143, datë 05.05.2008, e ka dënuar me 3 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të trafikimit të mjeteve motorike, parashikuar nga neni 141/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 19.01.2006 policia rrugore ka bllokuar mjetin tip Volskëagen Golf, me targa JD15805. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi Albert Veliu, duke falsifikuar lejen e qarkullimit të automjetit të mësipërm, e ka futur atë në Shqipëri dhe ia ka shitur shtetasit Erion H.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, ky shtetas është arrestuar në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.