EKONOMI

E ardhmja e ekonomisë, Sejko: Çelësi, konkurrenca e ndershme dhe Bursa

12:00 - 17.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha dje se rritja më e lartë ekonomike do të kërkojë përmirësim të klimës së biznesit dhe zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve financiare. Guvernatori përsëriti optimizmin se në vitet në vazhdim, përmirësimi i kërkesës do të nxisë një rritje më të lartë të prodhimit, punësimit dhe pagave në ekonomi. Por, sipas tij, në një horizont më afatgjatë është e domosdoshme që klima e biznesit të përmirësohet, sidomos në drejtim të garantimit të konkurrencës së ndershme. Ai vuri theks të veçantë në nevojën për të zgjeruar tregjet financiare. Nëse deri më sot kreditimi është mbështetur pothuajse tërësisht te sistemi bankar, rritja dhe dinamizmi i mëtejshëm i ekonomisë do të kërkojë domosdoshmërish zhvillimin e tregjeve të kapitalit dhe instrumenteve të Bursës.
Deeuroizimi
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka prezantuar dje në Kuvend Raportin e Politikës Monetare. Në prezantimin e analizës, guvernatori raportoi se ekonomia shqiptare vijon të ruajë një trend pozitiv zhvillimi. “Viti që lamë pas ka qenë vit progresi. Vëllimi ekonomik u rrit me 3.8%. Nga këndvështrimi i kërkesës agregate, rritja ekonomike u mbështet nga rritja e konsumit, investimeve dhe eksportit. Zgjerimi ndihmoi rritjen në sektorin e shërbimeve dhe në degë të caktuara të sektorit të industrisë. U krijuan 79 mijë vende të reja pune dhe punësimi u nxit kryesisht nga sektori i shërbimeve”, – tha Sejko gjatë fjalës së tij. Pavarësisht rritjes dhe zgjerimit, guvernatori shtoi se ekonomia po përballet me sfida. “Inflacioni erdhi në rritje, duke shënuar një nivel 2% nga 1.3% që ishte një vit më parë. Megjithatë, ky tregues vijon të mbetet nën objektiv, ndikuar edhe nga kursi i këmbimit, referoi Sejko. Deficiti i llogarisë korrente u ul dhe përmirësimi i tij reflektoi rritjen e aktivitetit turistik. Për sa u përket tregjeve financiare, treguesit e sistemit bankar erdhën në përmirësim. Veprimtaria ka qenë e qëndrueshme, ndërsa raporti i kredive me probleme ishte 13.2%. Politika monetare dhe mbikëqyrja e sistemit bankar vazhdojnë të mbeten dy instrumentet kryesore të Bankës së Shqipërisë. Stimuli i ekonomisë u mundësua nëpërmjet normave të ulëta të interesit, të cilat kanë qenë në nivelin më të ulët historik. Ambienti financiar me interesa të ulëta ka ndihmuar njësitë ekonomi-ke në kreditim. Shkalla e lartë e euroizimit ekspozon ekonominë ndaj rreziqeve të kursit të këmbimit dhe përdoruesit nga luhatjet. Nënshkruam memorandum, ku palët janë angazhuar në uljen e përdorimit të euros. Banka ndërmori një sërë planesh, që hyjnë në fuqi në gjysmën e dytë të 2018. Ky plan masash synon nxitjen e përdorimit të monedhës kombëtare. Banka e Shqipërisë ka vijuar me planin kombëtar për uljen e kredive me probleme. Në drejtim të stabilitetit, Banka e Shqipërisë ka vijuar punën për mbikëqyrjen e kujdesshme dhe proaktive. Ekzaminimet treguan se sistemi bankar është përmirësuar. Përmirësimi ciklik, i nxitur nga kushtet e favorshme pritet të vazhdojë në afatmesëm”, tha Sejko.
Punësimi
Në afatmesëm pritet rritje e punësimit dhe e pagave. Sejko shtoi se, “bashkërendimi i politikave është jetik për sigurimin e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike. BSH ka punë për të bërë për forcimin e rritjes ekonomike dhe rritjes së rezistencës nga goditjet e mundshme. Në gjykimin tonë, reformat strukturore duhet të adresojnë në përmirësimin e klimës së biznesit, uljen e informalitetit, përmirësimin e kuadrit ligjor, funksionimin e administratës publike, zgjerimin e tregjeve për produkte shqiptare, rritjen e efiçenës së ekonomisë shqiptare, përmirësimin e standardeve të administrimit të biznesit. Një ekonomi më rezistente përballon më lehtë goditjet”.





Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Guvernator qe nuk thote Asgje por me nje grup serviles (bordin) fryjne xhepat duke bere propogande per “lulzimin ekonomik”. trendin pra, qe eshte gjithmone eshte ne “rritje” por nuk arrin kurre te rritet.Flet kllouni per hapje rreth100 mije vende pune shifer absu
    rde kur ne USA hapja e 250 mije vende pune u quajt sukses ne vitine pare te presidences Trump.Si ka mundesi ti referohesh INSTAT-it kur te gjithe e dime qe eshte institucion i varur nga qeverite e rradhes dhe qe nuk mban asnje pergejgjsi edhe kur e jep rritjen ekonomike me dy shifrore.100 mije vende pune perkthehen 2000 ndermarrje te reja me nga 50 puntore. Ku jane?Ne gjithe boten sistemi bankar eshte Instrumenti i zhvilllllimit dhe Investimit ekonomik ketu tek ne eshte kthyer ne “sherbim depozitash”.Nuk sheh partneritet Banke -Privat qe te rrise besimin e kredidhnies por duke “Vulosur” deshtimin e kreditimit te ekonomise ja ka lene vendin sistemit Hajdut te Partneritetit Privat te perqendruar ne “Ndertimtari” Kullash e lavanteri …….O buf guvernator, trego projektet e financuara e kredite e dhena dhe leri lloqet.Na trego Tabelat e Projekteve e kaq. hajdute.

    Përgjigju ↓