AKTUALITET

Flasin Merkel dhe Macron, shuhet shpresa për çeljen e negociatave për Shqipërinë

13:45 - 17.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti francez Emmanuel Macron shkakton zhgënjimin e parë për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Nga samiti i Sofjes, ku synohej që Ballkani Perëndimor të afrohej me tepër në BE, presidenti francez tha se nuk do të ketë zgjerim.




Emmanuel Macron: Unë jam shprehur mbi këtë pikë. Jam në favor që Ballkani t’i bashkëngjitet Europës, por çdo zgjerim i Bashkimit Europian duhet të shihet me shumë kujdes dhe rreptësi. Ka diskutime në vijim dhe duhet të vazhdojmë t’i zhvillojmë. Duhet të ndihmojmë të gjithë vendet që po kryejnë reformat dhe që avancojnë drejt Bashkimit Europian dhe kjo është një zgjedhje gjeostrategjike e imja. Por, nuk jam në favor të zgjerimit para se të kemi të gjitha bindjet e duhura dhe para se të bëjmë një reformë të vërtetë që mundëson thellimin dhe funskionimin më të mirë të Bashkimit Europian. 15 vitet e fundit kanë treguar një rrugë që e ka dobësuar Europën, duke menduar çdo herë për zgjerimin e saj. Dhe mendoj, se kjo nuk i shërben as vendeve kandidate as neve vetë duke pasur një mekanizëm që nuk ka më rregulla dhe që shkon gjithnjë drejt zgjerimit. Por jam në favor që Ballkanit të ketë një dialog strategjik të përforcuar, një perspektivë dhe që ne të ndjekim nga afër reformat që bëhen dhe t’i inkurajojmë ato pas kalsizëm dhe pa hiprokrizi.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur, KE dhe dritën jeshilë që për Shqipërinë dhe Maqedoninë të niste çelja e negociatave të pranimit në BE.

Angela Merkel: Kryeministri i Bullgarisë ka punuar shumë gjatë presidencës bullgare për përafrimin e rajonit të Ballkanit me Bashkimin Europian. Është në interesin e Europës që rajoni i Ballkanit Perëndimor të ketë siguri dhe që të zhvillohet ekonomikisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.