LIFE STYLE

Flet gruaja më e vjetër në botë: Nuk kam parë asnjë ditë të bardhë në jetën time

16:51 - 17.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Koku Istambulova është gruaja më e vjetër në rruzullin tokësor. Ajo jeton në Çeçeni dhe sot është 128 vjeçe.




Istambulova, thotë se ka jetuar edhe gjatë mbretërimit të Carit Nichola II, por se nuk ka parë asnjë ditë të bardhë në jetën e saj.

Në pasaportën e saj shkruhet se ka lindur më 1 Qershor 1889.

E pyetur se cili është sekreti i jetëgjatësisë së saj, Koku, e cila është nga një fshat i humbur i Çeçenisë dhe që muajin tjetër do të mbushë 129 vjeçe, thotë:

“Shikoj njerëz që bëjnë sporte, hanë shëndetshëm, ruajnë format, por as që e kam idenë se si kam jetuar deri tani. S’kam pasur as një ditë të lumtur në jetë. Kam punuar gjithmonë fort, kam gërmuar tokën. Jam e lodhur. Jeta e gjatë nuk është një dhuratë nga Zoti, por dënim për mua”, tregon gruaja më e vjetër në planet.

Fqinjët tregojnë se 5 vite më parë, Koku humbi edhe vajzën e fundit që i kishte ngelur gjallë, Tamarën, e cila jetoi deri në moshën 104 vjeçare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.