AKTUALITET

Goditi makinën e policisë, kush është personi që u arrestua në Elbasan. Ja çfarë mbante në mjetin e tij luksoz

10:23 - 17.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e Kelmend Xhaferri, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij u sekuestrua një armë zjarri pistoletë pa leje.




Kelmend Xhaferri është person me precedent penal të më parshëm, pasi është një nga të cilët u përfshi në incidentin me policinë në 18 shtator të 2017 në Tregun Agro Ushqimor në lagjen “Dyli Haxhire”, ku mmakina e blinduar goditi makinën e policisë ku ndodhej edhe zv.Drejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi.

Makina luksoze tip “Porsh”, ku u gjetë arma e zjarrit kap vlerën prej 100.000 Eurosh.

Njoftimi i policisë

Kontrolle në të gjitha akset rrugore dhe në qytet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, të personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme.

Kontrollet, nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me FNSH-Fier, në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë.

Gjatë kontrolleve, është kapur dhe arrestuar në flagrancë një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete.

Personi i arrestuar është edhe me arrest shtëpie nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me 15 fishekë si dhe një automjet.

Në zbatim të Planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e policisë Elbasan në bashkëpunim me FNSH-Fier, gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kanë evidentuar dhe kapur një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete dhe konkretisht:

Në lagjen “5 Maji” në rrugën “Lef Nosi”, Elbasan, shtetasi Kelmend Xhaferri, 36 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, i cili drejtonte një automjet tip “Porsh” me targa AA 040 UD, në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet por s’ka mundur dot pasi është arrestuar në flagrancë nga Policia.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip Bereta, me një krehër të vendosur në trup me 15 copë fishekë, si dhe automjetin tip “Porsh”.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë me vendim Nr. 393 datë 22.09.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve sportive”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.