AKTUALITET

Historia/ ‘Mona Liza’ zhvati drejtorin e Postës në Manzë por s’shfaq pendesë, ja sa vite burg kërkon Prokuroria

14:10 - 17.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klodjana Haxhiaj – Prokuroria ka kërkuar 5 vjet heqje lirie për Enertila Beqajn, vajzën nga Manëza e cila u akuzua se i vodhi nëpërmjet mashtrimit 60 milionë Barush Ahmatit, postierit po nga i njëjti fshat. Në gjykatë të pranishëm kanë qenë dhe prindërit e 27-vjeçares, që gjatë gjithë kohës kanë kërkuar lirimin e vajzës së tyre të vetme. Në seancën e radhës të mbajtur në gjykatën e Durrësit, prokurori Drini Pali tha se janë marrë parasysh disa fakte, duke nisur nga rrezikshmëria e personit, gjendja ekonomike e sociale, fakti që nuk ka shprehur pendesë dhe nuk e ka pranuar fillimisht ngjarjen. “Kërkojmë pesë vjet heqje lirie, por me aplikimin e uljes së 1/ 3 së vendimit me pranimin e fajit të dënohet 3.4 vjet heqje lirie.




Avokatja mbrojtëse i kërkoi gjykatës të thirret në gjyq edhe Barush Ahmati ish-përgjegjësi i postës së Manzës, i cili e denoncoi 27-vjeçaren për zhvatje me anë të mashtrimit të 60 milionë lekëve.
Gjykatësi i çështjes Petraq Curri e hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes, duke thënë se Ahmataj pas marrjes në pyetje nga gjykatësi ka thënë se nuk ka dëshirë të paraqitet në gjykatë. Mbetet në dëshirë të tij dhe aspak me urdhër gjykatë vendosi Curri.

Pritet që në seancën e radhës të jepet edhe vendimi për 27-vjeçaren e cila në internet përdorte mbi 30 adresa “Facebook” dhe kishte shfaqur personalitete të shumëfishta dhe herë pretendonte se do lindte një fëmijë e herë që do martohej në muajin gusht.

Dhuratat
Në dhomën e saj gjendet një fustan nusërie i sapo blerë, një krevat fëmije rrobat e një bebeje mashkull. 27-vjeçarja pretendon se është shtatzënë dhe do të martohet me Alban Stafën, personazhi imagjinar i saj për të cilin foli edhe në gjykatë pas arrestimit. Vajza është dërguar në burgun e grave prej përfundimit të masës së sigurisë ku u la në “burg pa afat”. Ajo akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda.
Enertila Beqja i paraqitej të riut në ‘Facebook’ me emrin Elona Gjoka, dhe me këtë profil i ka zhvatur për një periudhë gati tri-vjeçare shumën e madhe të lekëve dhe të dhuratave.

“Prokuroria disponon prova e fakte që prej vitit 2015-2017 ku profili me emrin Elona Gjoka kishte zënë miqësi me Barush Ahmetin. Pasi zuri miqësi më 30-vjeçarin, i tha që ishte nga Manza dhe jetonte me familjen në Milano të Italisë. Fillimisht Elona (Enertila Beqja), i kërkoi Barushit një palë kolltuqe që t’ia çonte tezes në fshatin Manzë, meqë ishte në gjendje të keqe ekonomike. Barushi në celularin e tij si provë për prokurorinë ka paraqitur foto nga kolltuqet, si dhe faturën e tyre. Më pas vijuan dhuratat me blerjen e dy televizorëve plazmë, aparat dixhitali, lavastovilje, sobë druri, pistë vrapi për palestër, bizhuteri të florinjta nga më të ndryshmet, dy iphone 6 dhe 7 plus.

Dhurata këto të cilat ishin të fotografuara dhe të dërguara tek adresa me emrin Elona Gjoka, ku kjo e fundit jepte aprovimin nëse i duheshin ato dhurata me atë x stil apo dhe ngjyrën përkatëse dhe nuk nguronte që të referonte se çfarë i pëlqente.

Ndërkohë, një dhuratë ishte blerja e motorit dhe targimi në emër të Myrteza Beqajt, babait të vajzës. Sipas organit të akuzës, Enertila i kishte dërguar me “Facebook”, fotografinë e kartës së identitetit të Myrezajt dhe Barushi, i cili pasi kishte blerë motorin e kishte targuar dhe regjistruar në emër të babait të saj.

Vajza pretendon se është e martuar me një person në Itali, ndërsa edhe në rrjetet sociale mban mbiemrin e tij. Po kështu Enertila Beqja kishte krijuar një rreth familjar të imagjinar me bashëshortin imagjnar, një rrjet shoqëror po kështu imagjinar, për të cilin kishte hapur edhe adresat fale në rrjetin social, e për më tepër të gjitha menaxhoheshin prej saj dhe komentoheshin po prej saj në çdo rast. Në gjimnaz e mbajnë mend si vajzën që vuante nga sëmundja e epilepsisë e cila nuk u kurua për shkak të mentalitetit që ekziston në fshat. Mbrojtja deri tani nuk ka kërkuar ekspertizë për shëndetin mendor të së resë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.