AKTUALITET

Ishte në kërkim ndërkombëtar, hakeri shqiptar arrestohet në Durrës

10:12 - 17.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Durrësit, me qëllim esktradimi drejt Italisë.




Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga Tedi Hoxhën, banues në Durrës.

Gjykata në Itali kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar 38-vjeçarin për veprat penale e korrupsionit, ndalimin e pajisjeve interceptuese dhe ndalimin e ndërprerje të komunikimeve kompjuterike.

 

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Specialistët për Narkotikët kanë arrestuar një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbrëmjen  e djeshme kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim  ekstradimi drejt Italisë të një shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

  • Tedi Hoxha 38 vjeç , banues në Durrës.

Gjykata  Magjistrate e Hetimeve  Paraprake Torino/Itali me vendimin Nr.15542/2015 RG GIP datë 20.12.2016 ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të shtetasit të mësipërm,  për kryerjen e veprave penale “Organizatë kriminale” “Konspiracion penal me synim qasjen e paautorizuar në sistemin e informacionit” dhe “Instalimin e pajisjeve interceptuese”,”Ndalimi ose ndërprerjen e komunikimeve informatike,”parashikuar në nenet 415, 615, 617 të Kodit Penal Italian  dhe nenet 55 të Dekretit Nr. 231/2017.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.