Sociale

Konkursi për programuesit e rinj, tre nxënës të “Harry Fultz” rrëmbejnë çmimet

10:58 - 17.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luis Alban Ziko shfaq performancën më të lartë – Për të dytin vit radhazi, 16 nxënës të shkollës Harry Fultz morën pjesë në konkursin “Këndi i programuesve të rinj”, të organizuar nga Departamenti i Informatikës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës. Gjatë konkurrimit 9 prej tyre kaluan me sukses në fazën finale e madje 3 nxënës u shpallën fitues. Përkatësisht nxënësi Kleition Bendo arriti vendin e tretë, Daniel Stefani u rendit në vendin e dytë ndërsa i riu Luis Alban Ziko arriti të rrëmbente vendin e parë si fitues i çmimit special ofruar nga Albetelecom. Ziko rezultoi si nxënësi me performancë më të lartë dhe kohë më të shkurtër për zhvillimin e testimit.
Konkursi
Përgatitja e të rinjve për një të ardhme digjitale ishte qëllimi kryesor i konkursit. Falë teknologjisë, nxënës të 14 gjimnazeve morën pjesë në konkurs, duke kryer zhvillime nga shtëpitë e tyre. Kohëzgjatja e aplikimit përmes platformës “Young Programmers Space” ishte mes datave 20 prill dhe 12 maj 2018, në formën e një konkursi midis nxënësve të shkollave të mesme. Qëllimi kryesor i këtij konkurrimi është ofrimi i mundësive për nxënësit e shkollave të mesme të testojnë aftësitë e tyre në gjuhë të ndryshme të programimit. Nxënësit, gjithashtu, krijojnë një qasje më konkrete ndaj universitetit dhe kuptojnë më mirë degët që mund të ndjekin në të ardhmen. Çmimin ALBtelecom, që ishte edhe çmimi i parë i këtij konkursi e fitoi Luis Alban Ziko, nxënës i vitit të katërt, të shkollës së mesme “Harry Fultz”, i cili fitoi një vit internet falas dhe shërbim ALBtv në shtëpinë e tij, ofruar nga kjo kompani. Ndërkohë vlen të theksohet se vitin e kaluar, “Harry Fultz”, u përfaqësua me 20 nxënës nga të cilët 6 morën çmime; respektivisht 2 vende të treta, 2 të dyta si dhe 2 vende të para.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.