KULTURË

“Lartësove muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe”, Ilir Meta falënderon si roker Eugent Bushpepën

12:17 - 17.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Lartësove muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe”, Ilir Meta falënderon Eugent Bushpepën




Eugent Bushpepa na bëri krenar të gjithëve, me përfaqësimin e tij dinjitoz në Eurovizion.

Kënga “Mall” mori vlerësime të shumta nga kritikët dhe mediat ndërkombëtare, duke u renditur në vend të 11-të.

Edhe presidenti Ilir Meta nuk ka nguruar t’i shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin Eugentit, në emrin e tij por edhe të institucionit që drejton.

Përmes një foto të postuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, Meta shihet në foto bashkë me Eugentin, madje duke bërë më duar edhe simbolin e muzikës rok.

“Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa, për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në  Eurovision.

Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve”, shkruhet krahas fotos së publikuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.