AKTUALITET

Lubonja: Prokuroria duhet të kishte mbajtur në Shqipëri vëllain e Xhafajt

18:17 - 17.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për analistin e njohur Fator Lubonja, vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk do të duhej të ishte dërguar në Itali.




I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, Lubonja theksoi se nëse do të kishim një Prokurori të paanshme, atëherë ajo nuk duhet të kishte lejuar që Agron Xhafaj të shkonte në Itali.

“Mbajtja e kësaj Shqipërie të rreme mban edhe pushtetin e tyre. Kemi tre aksione të opozitës për Xhafajn. Nxjerrja e vendimit të dënimit të vëllait, i dyti, transformimi i ligjit që pengon ekstradimin dhe pastaj video e audios, të cilat u dukën si një karrem që hodhi opozita, që në njëfarë mënyre duket se e hëngri maxhoranca. Ajo doli me tezën se janë të stisura, por fill pas kësaj del dëshmitari X. Ne mund të flasim është apo nuk është e vërtetë, është apo nuk është e besueshme akuza e tij, unë gjykoj që ndonëse tek dëshmitari X i famshëm gjen disa kontradiksione apo thotë edhe një gjë që nuk e kam bërë unë përgjimin por të tjerë. Këto kontradiksione nuk janë të mjaftueshme për të hedhur poshtë që është ky njeriu. Unë gjykoj që ky ka shkuar për ta regjistruar atë, jo për ta provuar vetë merret apo nuk merret ky. Ka shkuar për ta regjistruar, se kush e ka çuar për ta regjistruar është pyetje e hapur.
E kanë çuar përgjimet, PD apo kush këtë se dimë. Për të ndarë shapin nga sheqeri na duhet një drejtësi e cila duhet të kontrollojë në rrugë të tjera nëse vëllai i Fatmir Xhafës vazhdon të merret me këtë punë”, deklaroi Lubonja


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.