AKTUALITET

U arrestua për vjedhje, 27-vjeçari vdes në komisariatin e policisë

11:24 - 17.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 27-vjeçar ka ndërruar jetë në ambientet e komisariatit e Policisë së Korçës. Viktima është identifikuar si Enea Ftoj, ndërsa ishte arrestuar në datë 14.05.2018 me akuzën për “vjedhje me dhunë”.




Nga verifikimet paraprake të trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë mësohet se i riu ka qenë përdorues i rregullt i lëndëve narkotike.

Në lidhje me vdekjen e 27-vjeçarit, është ngritur një grup hetimor i cili po bën zbardheje e plotë të rrethanave të vdekjes së tij.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.05.2018, jemi njoftuar se në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë, ka vdekur shtetasi Enea Ftoj, 27 vjeç, banues në Korçë, i arrestuar në datë 14.05.2018, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

U ngrit grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si edhe për të kryer veprimet e nevojshme proceduriale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.