AKTUALITET

Video/ Flet Albert Veliu (dëshmitari X): Përgjimi është i vërtetë, shefi i policisë së Vlorës shkoi te puna e djalit dhe…

15:05 - 17.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

51-vjeçari Albert Veliu, pjesë e audio përgjimit ku është i përfshirë dhe vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, sipas PD, ka thotë se materiali u publikuar është i vërtetë.




Në një video të publikuar nga PD, 51-vjeçari thotë se arsyeja pse e bëri këtë është pikërisht mbetje qejfi me Agron Xhafajn, i cili e braktisi në kohën kur ai vuajti dënimin në burg në Itali në 2005-ën.

Ai thotë se përgjimi nuk ka dalë nga ai, dhe ka qenë të lokali i djalit kur ka parë mediat të flasin për këtë. Madje ai thotë se filmime të tjera mund të ketë vetë Agron Xhafaj.

“Albert Veliu, 51 vjeç. Kam qenë në Itali, kam punuar tërë jetën në det, ’93-’99, në 2000 isha në Itali me grupin e Agron Xhafaj, deri në 2002. Shisja kokainë në Itali”, nis rrëfimin dëshmitari X që tashmë ka identitet.

Ai vijon të thotë se në 2005 i ndodhi aksident në punë dhe kreu një dënim prej 7 vjetësh, ku u kap me kokainë, plotë 12 kg.

Audio përgjimi për vëllain e Xhafajt, zbulohet kush është dëshmitari X

“U kapa në Pescara, bëra dënimin. Kurse nga Agroni ishte mbetje qejfi. Gjatë kësaj kohe që punonim bashkë nuk më solli një copë letër si shok. Kur dola nga burgu vij në Shqipëri, e takoj, më ofroi gjoja një nder për punë për djalin, kamarier. Djali është 22 vjeç”, thotë ai.

Agronin thotë Albert Veliu komandon Vlorën, kurse Ermali që përmendet në audio përgjim është skafist. Dhe në rrugën që bëri ai tha se nuk kishte frikë nga policia pasi rrugët ishin të hapura.

“Nga kush ndihem i kërcënuar? Ku doli emri im? Nga e mësuan këta? E shikon që ata thonë që janë folur që kanë qenë në përgjim të Agronit a dikujt tjetër, ai është vetë i vetëdijshëm. Materiale të tjera skam çfarë ju them për Agronin se ai ka biznesin dhe jetën e tij. Filmime të tjera nuk kam bërë, të tjerat ti japë vetë Agroni, jo unë, ai e di pse e ka bërë. Ato janë të gjitha reale. Gjithmonë e ha një fukara dhe jo një i pasur. Zëri i tij, thonë zëri im, zëri i Ermalit dhe i Altinit, tani po ka gjë tjetër mund të jetë plaku im te banesa. Kur e pashë te djali te lokali, të gjitha këto folje që u bënë doli, të gjitha thanë ç’ne këto përgjime neve”, thotë më tej Veliu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.