AKTUALITET

Vrau dhe hodhi në plehra foshnjen, arrest shtëpie për shqiptaren. Burg për mamanë e saj

20:16 - 17.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është lënë në masën “arrest shtëpie” vajza shqiptare 19-vjeç, e cila akuzohet se për vrasjen e foshnjes së saj të porsalindur.




Vendimi është marrë këtë të enjte nga gjykata greke e cila vendosi të lërë në burg mamanë e saj, e cila dyshohet se ka ndihmuar të bijën që trupin e foshnjës ta hedhin në plehra.

Sipas mediave greke, para gjykatës 19-vjeçarja pranoi krimin, ndërsa e ëma refuzoi akuzat dhe mohoi që të ishte bashkëpunëtore.

Vajza tha se ishte e shkatërruar dhe në gjendje jo të mirë mendore pasi kishte mbytur foshnjen e saj, që kishte lindur nga një shtatzani e padëshiruar.

Për këtë arsye, Gjykata vendosi ta lërë në arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve, kurse mamaja e 19-vjeçares do të qëndrojë në burg.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.