LIFE STYLE

I moshuari ndahet nga jeta, pasurinë 1 milion euro ia lë qenit

19:53 - 18.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një burrë i moshuar i la një qeni trashëgimi, një pasuri prej 1 milion euro pas vdekjes së tij.




Është kjo ajo që ka ndodhur në Avellino të Italisë, ku 90-vjeçari Pasquale Rizzo, vendosi që ti lërë gjithë pasurinë e tij, qenit që i shpëtoi jetën.

Burri ish-punonjës hekurudhash me banim në Milano, u ndje keq në shtëpi dhe ishin të lehurat e qenit ato që alarmuan fqinjët, duke e shpëtuar.

Por gjërat nuk janë shumë të thjeshta me ligjin italian. Kështu i takoi avokatit Andrea Ferrari që të plotësojë dëshirën e tij të fundit, duke përfshirë qenin në testament.

Më tej kur qeni të ndërrojë jetë, paratë do të shkojnë për bamirësi për shoqata apo ente vullnetare që merren me kujdesin ndaj kafshëve.

Më konkretisht i ndjeri kishte dy shtëpi dhe një shumë të madhe parash, me vlerë mbi 1 milion euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.