KULTURË

Bujar Kapexhiu: Kur më kërcënonin për karikaturat e politikanëve

18:28 - 19.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një bisedë për karikaturën, ka sjellë edhe kujtimet e Bujar Kapexhiut. “Më duhet të them se me karikaturën goditet fenomeni jo personazhi. Karikatura gjen mënyrën për të thënë se kjo nuk është bërë mirë. Është e thënë me humor. Nuk duhet fyer e as denigruar personazhi. Vetë personazhit mund t’i vijë keq por duhet edhe të buzëqeshë prej saj. Është më keq të jesh politikan e të mos kesh një karikaturë- janë vepra arti. Le të kenë një koleksion. Në vitet 1990-1991 kam pasur kërcënime sepse nuk ishin mësuar.  Më kërcënuan për disa karikatura që bëra atë kohë por më pas e kuptuan se ishte reklamë”, tha Kapexhiu. Ai shtoi se ka pasur edhe nga ata që u bëhej qejfi. “Unë bëra shumë miq politikanë. Sot e marrin me të qeshur dhe e kërkojnë vetë karikaturën. Duhen bërë pa i fyer, kap një anë të dobët por pa i denigruar- pa i vënë në tekste fyese.




Si qytetar për të dhënë një kontribut modest për çdo personazh që merr përsipër të drejtojë  shoqërinë shqiptare”.

Ben Andoni tha se Bujar Kapexhiu është kronikan i ditëve tona, sepse ka çdo ditë një sintezë të kohës.

Deklaratat u bënë gjatë promovimit të librit të Ben Andonit, mbi karikaturën. Andoni ka mbledhur në një botim karikaturat e ndryshme mbi Shqipërinë.

“Karikaturat: shqiptarët përballë identitetit”, ku folën edhe Arben Meksi e Shpend Bengu.  Botimi u bë shkas për të folur edhe mbi karikaturën shqiptare ndër vite e deri sot, kur duket se tradita po humb.

Shpend Bengu shtoi se ka pas shumë bashkëpunime me Bujarin. Duket se ka më pak njerëz që merren me karikaturën: sot gjithë ata emra janë dënuar me harresë dhe më vjen gjynah se është komunikim vizual.

Arben Meksi tha në fjalën e tij se ka 3 tipe karikaturash, ajo si portret, ajo politike dhe ajo si imazh. “Është kod që duhet ç’koduar. Duke qenë arkitekt e di që të dyja janë arte e luftojnë për përsosjen. Ka pasur emra si Gim Janina që po bëjnë punë të madhe për të ruajtur karikaturën


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.