LIFE STYLE

Doni të jenë në formë edhe kur të plakeni? Ja cili është sekreti

13:36 - 20.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjithkush padyshim dëshiron të qëndrojë sa më gjatë i ri dhe në formë. Mirëpo, a e keni menduar ndonjëherë se cili është sekreti për të arritur një gjë të tillë? Në fakt, çdo gjë është më e thjeshtë seç mund ta kishit menduar…




Njerëzit më të vjetër në moshë mund të rrisin fuqinë e trurit dhe të jenë në formë, duke kryer më shumë marrëdhënie seksuale. Sipas një  studimi, njerëzit mbi moshë 50-vjeçare dhe që kryejnë rregullisht marrëdhënie seksuale, janë në një formë të mirë fizike dhe mendore. Megjithatë, të jeni aktivë seksualisht nuk ndikon në memorien e tuaj.

Autori i këtij studimi, Dr. Hayley Wright nga Coventry University është shprehur se njerëzve nuk iu pëlqen të mendojnë se edhe ato në një moshë më të madhe mund të bëjnë seks, por duhet që ne të ndryshojmë këtë koncept në të gjithë shoqërinë dhe të shohim impaktin që aktiviteti seksual ka midis 50-vjeçarëve dhe atyre që e kanë kaluar këtë moshë.

Nga ana tjetër, studiuesit nuk kanë spekuluar se përse seksi i rregullt nxit funksionet e trurit, megjithatë studimet e mëparshme kanë provuar sesi marrëdhëniet seksuale stimulojnë funksionimin e mirë të organeve tona më të rëndësishme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.