POLITIKË

Komisioni i Ekonomisë, Spaho: Xhafaj të largohet, vendimi për Tahirin është degradim i drejtësisë

10:35 - 29.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anëtarët e komisionit të opozitës të pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, kanë kërkuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.




Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, u shpreh se kryeministri Edi Rama mbron ministrin e Brendshëm për të ruajtur vëllain e tij Olsi  Ramën.

Spasho foli dhe në lidhje me vendimin e Gjykatë së Apletit për heqjen e masës “arrest shtëpie” të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas tij ky vendim tregoi dhe dobësin e sistemit të drejtësisë në vend, duke përmendur dhe deklaratën e ambasadorit amerikan Donald Lu.

” Nuk ka në PS, nuk ka në Rilindje njerëz të tjerë që mund të marrin përgjegjësinë e Ministrisë së Brendshme? Sigurisht që ka, por është kryeministri që merr këta njerëz që të shpëtojë veten e tij sepse të gjitha indicet që dalin dhe në media tregojnë se edhe ai me vëllanë e tij janë të lidhur me rastin e Xibrakës. Po i pritet rruga hapjes së negociatave.

Dje me rastin e Tahirit pamë sesa farsë është hetimi i prokurorisë; ju e emëruar Prokuroren e Përgjithshme, po ushtroni presion nëpërmjet Vetingut dhe Tahiri doli i lirë. Ndërkohë që 4 fakirët e Kukësit rrinë në burg, ndërkohë që Tahiri gjezdis i lirë. Shembull i gjallë është lirimi i Tahirit, i Mark Frrokut dhe 4 kuksianët rrinë në burg. Ky është degradimi i drejtësisë. Mjaftohuni t’i drejtoheni fjalës së ambasadorit  amerikan që foli për presin. Kush ushtron presion e para? Opozita? Jo, mxhoranca ëhstë e interesuar.”


Shfaq Komentet (5)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.