Kronikë

Sekuestrimi i apartamentit të mbushur me armë e drogë, shoqërohen pesë persona

16:38 - 30.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klodiana Haxhiaj-Pesë persona që kanë dijeni mbi faktin se kush ka banuar në apartamentin që u sekuestrua dy ditë më parë në afërsi të Shkëmbit të Kavajës dhe ku u gjetën snajper, kallashnikovë, marijuanë dhe maska janë shoqëruar dje nga policia e Durrësit.




Sipas bluve, dëshmitë e tyre po ballafaqohen dhe pritet të hidhet dritë për bazën e një prej bandave më të rrezikshme që dyshohet se operon në trekëndëshin Durrës- -Tiranë- Krujë. Të njëjtat burime bënë me dije se nga ekspertiza e armëve të zjarrit që do të kryhet në laboratorin e kriminalistikës së Ministrisë së Brendshme dhe nga gjurmët e gishtave do të bëhet e mundur identifikimi i poseduesve të armëve.

Hetuesit janë të bindur se kanë të bëjnë me një bandë shumë të rrezikshme. Kjo nisur dhe nga fakti se armatimi që disponojnë është prodhim i viteve të fundit e ndër më profesionalët në treg.

Përmbarimi shkon të sekuestrojë banesën, gjen kallashnikovë, snajper dhe marijuanë

Mësohet se prej katit të 4-ët të pallatit e më në lartësi nuk kishte banuar prej kohësh asnjë njeri, pasi shkallët e objektit, një ndërtim shumë cilësor dhe relativisht luksoz kishin shumë kohë të pa pastruara. Apartamenti prej 48 m2 që u sekuestrua të hënën nga Përmbarimi për llogari të një banke është në pronësi të 56-vjecarit Xhevahir Lushka nga Mbrostari i Fierit, por banues në Linzë të Tiranës.

Ndërsa, mësohet se ky i fundit ka emigruar në SHBA. Sipas hetuesve të çështjes, pronari i apartamentit nuk është paraqitur asnjëherë në gjyq, pasi nuk ishte gjetur për t’u lajmëruar nga policitë e tri qyteteve: Durrësit, Tiranës dhe Fierit, për procesin gjyqësor të hapur ndaj tij nga një bankë e nivelit të dytë në lidhje me një kredi të pashlyer. Në momentin që oficerët e policisë dhe përmbaruesit kanë hyrë brenda në apartament për inventarizimin e mobilieve e pajisjeve është ndjerë era e rëndë e hashashit.

Në dhomën e ndenjes kanë gjetur dorezat e hedhura në kolltukë. Ndërsa kanë shtangur kur kanë hyrë në dhomën e gjumit. Në dollapin e rrobave janë gjetur armët e zjarrit; automatiku, snajperi dhe pistoleta me 4 silenciatorë dhe 4 krehër me fishekë.

Në sirtarët e komove janë gjetur uniforma policie. Në tualet janë gjetur fenelinat e policisë. Ndërsa, në ambiente të ndryshme të shtëpisë janë gjetur dy qese të zeza me një sasi mbi 2 kg kanabis.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.