AKTUALITET

“Nuk jemi në hartën problematike”, Gjovalin Loka jep bilancin: Ja sa kanabis u kultivua këtë vit

14:13 - 31.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjovalin Loka, Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka folur në lidhje me situatën e kanabist në vend.




Sipas tij, Shqipëria nuk është më një vend problematik për mbjelljen e kanabisit. Policia e Shtetit që në fillim të vitit 2018 ka zhvilluar rreth 70 mijë kontrolle dhe ri-kontrolle masive të territorit, në ambiente të hapura, ish-objekte ushtarake, sera, magazina e shtëpi të braktisura.

Loka thekson se gjatë 17 raporte monitorimi ajror, nuk është konstatuar asnjë bimë narkotike e kultivuar, gjë e cila sipas Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë ështregues i reduktimit të mbjelljes së kanabisit në vendin tonë.

Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Policia e Shtetit, rrëfen se autoritetet shqiptare po punojnë në zbatim të Planit Kombëtar Antikanabis ka bashkëpunim konstant me agjencitë e zbatimit të ligjit në vend si dhe vijon shkëmbimin e informacionit me partnerët, për goditjen e tentativave të implikimit të grupeve kriminale që operojnë jashtë Shqipërisë në këtë aktivitet kriminal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.