AKTUALITET

Përdhunoi dhe la shtatzënë të miturën, familja e pakënaqur me dënimin e Ligor Bibës: Bëjmë vetëgjyqësi

09:09 - 01.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dënimi me 4.8 vjet burg të Ligor Bibës që përdhunoi 15-vjeçaren dhe  e la shtatzënë ka sjellë reagimin e fortë nga familja e të miturës, që solli pak muaj më parë në jetë fëmijën.




Familjarët e 15-vjeçares janë shprehur se ky vendim i dhënë nga Gjykata e Korçës nuk mund të shlyejë jo vetëm përdhosjen, por edhe shkatërrimin që i është bërë tashmë vajzës dhe jetës së saj. “20 vite burg duhet të ishte dënuar 55-vjeçari Ligor Biba”. Kështu është shprehur babai i vajzës, i cili thotë se me atë dënim që ai mori nuk shlyhet asgjë nga dëmi. Nga ana tjetër, nëna e të miturës ka theksuar se vendimi i gjykatës i shtyn drejt vetëgjyqësisë.

Biba ka pranuar fajësinë për ngjarjen, pas rezultateve të analizës së ADN-së që treguan se ai ishte babai i fëmijës, duke përfituar uljen me 1/3 të dënimit si pasojë e aplikimi të gjykimit të shkurtuar. Përfundimisht Ligor Biba, do të vuajë dënimin prej 4 vitesh e 8 muaj burg. Një ditë më parë ai u shpreh: “E pranoj fajësinë.

Kam qenë në kasolle ditën kur vajza më ka ardhur në mëngjes. Isha i dehur dhe nuk kam bërë asgjë me dijeni. Marrëdhënia ka qenë me dëshirën e vajzës. Nuk e kam përdhunuar. Nuk e dija që vajza kishte mbetur shtatzënë. Jam bërë pishman. Nuk mbaj mend sepse kam qenë i dehur. I kërkoj falje familjes së vajzës dhe familjes time”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.