Show-Bizz

VIDEO/ Ermal Meta flet hapur: Nëse do lindja prapë, do zgjidhja sërish Shqipërinë

13:28 - 01.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ermal Meta, këngëtari i njohur shqiptar që së fundmi përfaqësoi Italinë në Eurovizion, do të këndojë këtë të premte në sheshin “Skënderbej” në orën 18:00.




Në një prononcim për mediat përpara koncertit, këngëtari fierak ka treguar detaje nga edicioni i këtij viti në Eurovizion, ku konkurruan për herë të parë 3 këngëtarë shqiptarë.

Sa i takon Eurovizionit,Ermal Meta tha se i vjen turp që Italia nuk i dha 12 pikë Shqipërisë dhe këtë ai e ka shprehur edhe në vendin fqinj.

Fieraku nuk kurseu as komplimentet për Eugent Bushpepën, që përfaqësoi Shqipërinë këtë vit.

“Mendoj se ishte një event shumë i rrallë që ishim tre shqiptarë që përfaqësonim vende të ndryshme në Eurovizion. Eugenti ka zë të mahnitshëm, nga të tre ne shqiptarët ishte ai që këndoi më mirë. Faleminderit për 12 pikë. Më erdhi shumë turp që Italia nuk i dha 12 pikë Shqipërisë dhe të them të drejtën kam bërë edhe një gjysmë sherri me njerëzit atje”, tha këngëtari. I pyetur nëse është krenar për të qenit shqiptar, Ermal Meta u përgjigj:

“Jam shumë krenar që jam shqiptar. Po shtoj, një fëmijë nuk e zgjedh dot Atdheun ku do lindi por nëse unë do lindja prapë, do zgjidhja prapë të lindja këtu”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.