Kronikë

Arrestohet kambisti, pastronte paratë e krimit

11:21 - 02.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas më shumë se dy vite hetime, policia e Fierit ka arrestuar një kambist. Xhevair Troka, 52 vjeç, dyshohet se ka qenë truri për të krijuar një skemë për pastrimin e parave të pista.




Prokuroria në këtë rast është tepër e rezervuar për të dhënë informacione, ndërsa 52-vjeçari është ndaluar pas vendimit të gjykatës së Fierit, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Po ashtu në kërkim janë shpallur dy persona të tjerë.  Për këtë hetime deri tani ka shumë pak informacione, si nga policia dhe prokuroria ndërsa Gazeta Shqiptare mëson se Xhevair Troka dhe vëllai i tij prej kohësh kanë pasur një e zyre këmbimi valutor, në qendër të qytetit.

Disa vite më parë vëllai i 52-vjeçarit është grabitur në banesën e tij, ku dy persona i kanë marrë 3 milionë lekë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.