KULTURË

Drejtoria e Teatrit Kombëtar “mbron” godinën

15:31 - 02.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një njoftim i Teatrit Kombëtar duket se mbron godinën edhe për një vit. Teatri Kombëtar ka përcjellë për mediat një e-mail, përmes të cilit i bën thirrje të gjithë artistëve të skenës së pavarur të paraqesin pranë sekretarisë së Teatrit Kombëtar ose në adresën e e-mailit [email protected], projektet e tyre artistike.




TK mirëpret projektet që kërkojnë mbështetjen e Teatrit Kombëtar në infrastrukturë (salla, ambientet e punës ,teknika etj.) dhe që duan të jenë pjesë e kalendarit artistik të Teatrit Kombëtar për sezonin e ardhshëm 2018-2019.

Nga aplikimi kërkohet që në projekt të përcaktohet periudha kohore e parashikuar për ngritjen në skenë të veprës artistike, numri i shfaqjeve të parashikuara të veprës artistike dhe bëhet me dije se salla e parashikuar është “Kadri Roshi” në Teatrin Kombëtar, “Turbina” salla e vogël dhe “Turbina” salla e madhe.

Njëherësh kërkohet edhe sinopsi i veprës dhe stafi krijues dhe interpretues. Përmes njoftimit lihet të kuptohet se godina aktuale për të cilën artistët protestojnë që prej muajit shkurt, do jetë funksionale deri në muajt e parë të 2019-ës dhe bëhet fjalë për sallën “Kadri Roshi”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.