POLITIKË

Llogaridhënia në mes të diellit, Rama: Doni qiqra në hell

13:00 - 02.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Turet e kryeministrit Edi Rama, për ato që i cilëson si llogaridhënia publike, tregojnë panoramën e vërtetë ku ndodhen shqiptarët.




Nga Cërriku, Rama këtë të shtunë është njohur me hallet e dhjetëra qytetarëve ndërsa zgjidhje shumë prej tyre nuk kanë marrë.

Bisedat

Rama: Jepja zonjës mikrofonin

Qytetarja: Kam një vajzë të papunë, është ekselente me 4 diploma. Unë jam ndëshkuar nga politika, disa herë jam hequr nga puna, por nuk dua të ketë edhe ajo fatin tim. Kam edhe një vajzë topografe, por e kam të zgjidhur se ajo është martuar në Itali.

Rama: Ajo topografja do na interesonte, por e paska marrë italiani, ka dalë më i zgjuar. E dyta të konkurrojë sipas rregullave.

Qytetarja 2: Jam me diabet, jam në punë, por e kam të vështirë të bëj analizat falas

Rama: Mos vije tek unë, bëjë analizat

Qytetarja 2: Bëhen ditë jave, jo të shtunë. A mund të ketë një ditë të vetme për ata që janë në punë, të gjejmë mjekun atje

Rama: Të shikojmë nëse i gjejmë një zgjidhe analizave paradite të shtunën se analiza pasdite nuk bëhen

Qytetarja 3: Pse nuk janë përfshirë disa analiza më të shtrenjta në check up. Pa test apo mamografi?

Rama: Kush të tha që nuk janë falas?

Qytetarja 3: Po atje nuk kishin as aparat për të matur tensionin

Rama: Po mirë po mendove ashtu. Unë them mamografi falsa e pap test i ke në Elbasan…Jepja dhe zonjës aty e të marrim një burrë pastaj se…

Çohet një tjetër grua: Burrit i ra trombozë, nuk ma shtruan në spitalin shtetëror. E kuruam në privat po tani i ka ilaçet më të shtrenjta se pensioni. Edhe unë jam me ilaçe, më thanë merr këto ilaçet që janë me rimbursim, mua ato s’më bëjnë mirë… Pastaj ato pllakat që keni shtruar që qendër të qytetit janë skarco.

Rama: Për këtë fol me kryetarin e bashkisë. Shëndetësia ishte copë e cikë kudo.. mos të kërkojmë tani qira në hell

Zonja flet nga vendi

Rama: Të dëgjova me respekt e po të them që spitali i Elbasanit po transformohet në shëndetësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.