POLITIKË

Rama i jep numrin biznesmenit: Më shkruaj për hallin që ke… Po a zgjidhet kështu çdo problem?

10:55 - 02.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjesh zgjidhje në Shqipëri, e vetmja mundësi është të takosh kryeministrin Edi Rama. Mbase dhe ai mund të të zgjidh hallin, të paktën kur ia thua para mediave.




Këtë mënyrë zgjodhi dhe një biznesmen këtë të shtunë në panairin e punës, në Elbasan. Ai i është ankuar kryeministrit për ish-shefin e policisë, madje duke i treguar edhe foto se po e pengonte për të bërë punën.

Deri këtë të shtunë, megjithëse ishte ankuar në disa institucione nuk kishte gjetur zgjidhje. Rama i premtoi se do ta shikonte më vëmendje problemin e tij dhe pasi i dha numrin e telefonit i tha t’i shkruante një mesazh.

Biseda

Biznesmeni: Meqë erdhët do t’ju tregoj edhe disa fotografi që i shërbejnë punës. Kemi një gurore që me skavatorët më të mirë. Ne kemi guroren tonë në Selenicë në Vlorë.

Edi Rama: Ku është problemi juaj?

Biznesmeni: Ish-drejtori i policisë na ka bllokuar rrugën prej dy vitesh, ka ushtruar dhunë, duke thyer mjetet. Nuk funksionon. Kemi kërkuar ndihmë shumë herë.

Edi Rama: Përse e ka mbyllur rrugën?

Biznesmeni: Kjo rruga është bashkisë, i kemi marrë edhe letrat të gjitha, nuk na le të kalojmë. Ngjitur me ne ka guroren e vet.

Edi Rama: Po ai punon?

Biznesmeni: Po punon.

Edi Rama: Më dërgo një mesazh mua në numrin tim dhe më shpjego më me detaje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.