Kryesore

Rama pritet me protesta në Elbasan, përplasje me policinë

09:49 - 02.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përplasje mes policisë dhe disa protestuesve demokratë në qytetin e Elbasanit. Simpatizantë të PD-së ishin mbledhur në këtë qytet, ndërsa pritej të vinte kryeministri Edi Rama.




Takimi i parë kryeministrit në Elbasan duhet të niste në Prefekturë, por për shkak të protestuesve demokratë, ai ndryshoi drejtim për tek Kalaja.

Protestuesit me pankartat që e cilësojnë Ramën si Pasha të Drogës, e kanë ndjekur edhe aty.

“Policia, në shkelje të ligjit, ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga Edi Rama. Në një akt të paprecedentë, policët kanë tentuar t’u marrin atyre pankartat. Protestuesit demokratë nuk janë tërhequr dhe e sigurt është se turi i Ramës në qarkun e Elbasanit sot nuk do të jetë i qetë”, njofton selia blu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.