KULTURË

Çmimi “Ardhje 2018” shkon për Remijon Pronjën

15:45 - 03.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është shpallur nga galeria “Zeta”, fituesi i çmimit “Ardhje” për vitin 2018. Mes artistëve finalistë, Blerina Muça, Fatlum Doçi, Remijon Pronja dhe Sokol Peçi me kurator Alban Hajdinaj – fitues u shpall Remijon Pronja. Juria ndërkombëtare e përbërë nga, Barnabas Bencsik, Anthony Elms dhe Alketa Ramaj e vlerësuan dhe i dhanë mundësinë Pronjës të bëhet pjesë e përvojës dy mujore në programin e rezidencave, në ‘Residency Unlimited’ në Nju Jork, http://residencyunlimited.org, dhe ekspozitë personale në qendrën ZETA.




Çmimi ‘Ardhje’, është një çmim ndërkombëtar për artistët vizualë bashkëkohorë shqiptar, deri në moshën 35 vjeç. Iniciuar në vitin 2005 nga TICA – Instituti i Artit Bashkëkohor Tiranë, u bë pjesë në 2007-ën, e rrjetit rajonal YVVA – “The Young Visual Artists Awards”, në Evropën Qendrore dhe Juglindore (Republika çeke, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria), mbështetur nga “The Trust for Mutual Understanding” – fondacion privat në Nju Jork. Nga viti 2018, çmimi “Ardhje” organizohet nga ZETA, qendër për artin bashkëkohorë në Tiranë përmes një thirrjeje të hapur për konkursin dyvjeçar dhe ekspozitën e artistëve finalistë.
Çmimi “Ardhje 2018” është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, “The Trust for Mutual Understanding” – Nju Jork dhe “Residency Unlimited” – Nju Jork. Ekspozita e finalistëve të çmimit “Ardhje” 2018 do të jetë e hapur deri më 20 qershor, 2018. Ardhje, ashtu si dhe çmimet simotra nëpër Europën Lindore dhe Juglindore, është një konkurs i hapur, që fton artistët të marrin pjesë në një proces transparent, që ofron jo vetëm mundësi për krijimin dhe prezantimin e veprave të reja në një ekspozitë të përbashkët, por edhe mbështetje në zhvillimin e tyre artistik dhe profesional. Çmimi Ardhje tashmë organizohet nga Qendra Zeta si një konkurs dhe çmim i përdyvitshëm, që ka për qëllim të nxis krijimtarinë, ekspozimin publik, dhe promovimin e artit bashkëkohor në Shqipëri dhe


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.