LIFE STYLE

FOTO/ 8 plazhet ku mund të kaloni pushime perfekte

18:24 - 03.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Forbes” ka nxjerrë listën e 8 plazheve më të mira të verës për vitin 2018, dhe i pari në listë është  vendosur “plazhi rozë” në Flores të Indonezisë.




Plazhi në Flores të Indonezisë jo më kot është quajtur “rozë”. Këtë ngjyrë ia japin miliona fragmente koralesh të vogla e të kuqe, të përziera me rërën e bardhë.

Në vend të dytë renditet ishulli Pass në Filipine. I gjithë vendi njihet për plazhet e tij, por Passi të lë vërtetë pa frymë. Ai konsiderohet “mishërimi i parajsës” dhe nuk ka ndërhyrje të dorës njerëzore, ndaj kushdo që vendos të shkojë mund të shijojë një qetësi absolute.

Në listën e “Forbes” edhe Kalifornia arriti të bëhet pjesë falë plazhit San Onofres.

Me ujërat e tij të kaltra nuk mbeti pas as “Paje” në Zanzibar, apo “Cayes” në Belize.

I shtati në listë është ishulli Phi Phi i Tajlandës, e renditjen e përmbyll Kendrosi në Greqi, një gji i bukur i rrethuar nga kodra të shumta.

8. Kendros, Donousa, Greqi

7. Ishujt Phi Phi , Tajlandë

6. Cayes of Belize, Belize

5. Paje, Zanzibar

4. Seme Beach, Cameroon

3. San Onofre, Kaliforni, SHBA

2. Pass Island, Coron, Filipine

1. Pink Beach, Flores, Indonezi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.